Ndërlidhjet

Taxhikistan: Avokati vdiq pasi dy djem të tij u burgosën


Pamje nga një rrugë e kryeqytetit Dushanbe në Taxhikistan
Pamje nga një rrugë e kryeqytetit Dushanbe në Taxhikistan

Avokati nga Taxhikistani, Ishok Tabakov, i cili ka përfaqësuar personalitete të njohura në këtë vend, ka vdekur dje, 10 ditë pasi djeli i tij i dytë është dërguar në burg, lidhur me akuza që ia ka thënë se ishin të rrejshme.

Avokati Tabakov, 61 vjeçar, vdiq dje në një klinikë në Dushanbe, tha bashkëshortja e tij, Zuhro Sherova, duke thkesuar se mjekët i kanë thënë se shkaku i vdekjes ishte sulmi në zemër.

Më 2 qershor, një gjykatë në qytetin perëndimor, Vahdat, e dënoi djelin e avokatit, Daler Tabarov, me 6 muaj burg për dështim që ta raportoj një krim të paspecifikuar.

Djali i dytë, Firuz Tabarov, në muajin shkurt ishte dënuar me 13.5 vjet për promovim të propagandës antishtetërore.

Avokati i ndjerë më herët kishte thënë se akuzat ndaj djemëve të tij ishin politikisht të motivuara.

Të afërmit e tij thonë se ai ishte dobësuar për 20 kilogramë, prej se kishin filluar hetimet kundër djemëve të tij.

Tabarov ishte avokat i biznesmenit opozitar, Zyad Saidov, që është lider i partisë opozitare, Taxhikistani i Ri, që nuk është e regjistruar.

Saidov është në vuajtje të dënimet prej 29 vitesh prej vitit 2013, pasi ishte shpallur fajtor për vjedhje financiare, poligami dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.

Saidov dhe mbështetësit e tij i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se ato ishin politikisht të motivuara.

XS
SM
MD
LG