Ndërlidhjet

IS-i pretendon se “ushtari i kalifatit” e kreu sulmin në Orlando


Ekipet e hetuesve duke punuar në klubin e natës në Orlando ku u vranë dhjetëra vetë
Ekipet e hetuesve duke punuar në klubin e natës në Orlando ku u vranë dhjetëra vetë

Grupi terrorist, Shteti Islamik (IS), thotë se personi i armatosur, i cili dje e kreu sulmin më vdekjeprurës me të shtëna në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke i vrarë 49 vetë në një klub nate të homoseksualëve në Orlando të Floridës, ishte njëri nga “ushtarëvet” e vet.

Në raportet e mëparshme numri i të vrarëve thuhej se ishte 50, por policia e Orlandos sot e ka ulur këtë numër në 49 plus sulmuesi i vrarë.

Agjenti special i agjencisë FBI, Paul Wysopal, tha se 48 të vrarë tashmë janë identifikuar, ndërsa njoftimet u janë dërguar 24 familjeve.

Zyrtarët e agjencive për zbatim të ligjit e kanë identifikuar personin e armatosur si Omar Mateen, 29 vjeçar, i lindur në Shtetet e Bbashkuara, me origjinë afgane, dhe thanë se ai e kishte thirrë një operator të policisë emergjente pak kohë para vrasjeve dhe kishte shprehur lojalitet ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

XS
SM
MD
LG