Ndërlidhjet

Përleshen forcat kufitare afgane me ato pakistaneze


Ilustrim
Ilustrim

Së paku një person është vrarë në përleshjet në mes të ushtaravëve pakistanezë dhe atyre afganë në një kalim kufitar në Kiber Pas.

Një zyrtar afgan ka thënë sot se gjashtë ushtarë të tjerë janë plagosur gjatë incidentit në rajonin malor në mes të dy vendeve.

Ushtria pakistaneze ka thënë se një nga ushtarët e saj është lënduar në këto luftime.

Incidenti ka nisur mbrëmë rreth orës 9 sipas kohës lokale, dhe ai ka vazhduar për disa orë.

Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullahu ka shkruar në rrjetin social, Tëitter se “momentalisht jemi pajtuar për armëpushim me Pakistanin. Shpresojmë që ky problem të përfundoj përmes punës diplomatike”.

Ai ka shtuar se luftimet aktuale që u nisën nga Pakistani nuk i ndihmojnë interesit të asnjëres palë.

“Forcat e sigurisë të Pakistanit i janë përgjigjur të shtënave nga Afganistani në mënyrë efektive”, ka thënë Ayub Hussainkhil, një nga komandantët e policisë kufitare të Pakistanit.

Zyrtarët afganë që një kohë të gjatë e akuzojnë Pakistanin se po ndihmon militantët islamik të cilët duan ta heqin nga pushteti qeverinë në Kabul. Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza.

Pakistani dhe Afganistani e ndajnë një vijë kufitare të kontestuar prej 2 200 kilometrave.

XS
SM
MD
LG