Ndërlidhjet

logo-print

Rreth 150 rusë qëndrojnë pas dhunës në EURO 2016


Dhuna midis tifozëve rusë dhe anglezë në Marsejë.

Dhuna midis tifozëve rusë dhe anglezë në Marsejë.

Kryeprokurori në qytetin Marsejë të Francës tha se rusët e përfshirë në përleshjet me tifozët britanikë, gjatë kampionatit evropian të futbollit EURO 2016, kanë qenë “jashtëzakonisht mirë të trajnuar” dhe të përgatitur për dhunë.

“Kanë qenë rreth 150 mbështetës të kombëtares ruse, që në realitet janë huliganë dhe janë të përgatitur për këtë lloj të sjelljes”, tha kryeprokurori Brice Robin.

Përleshjet mes tifozëve rivalë, para dhe pas ndeshjes së 11 qershorit midis Anglisë dhe Rusisë në Marsejë, përfunduan me 35 persona të plagosur.

UEFA i ka paralajmëruar të dyja federatat e futbollit se ekipet respektive mund të përballen me përjashtim nga EURO 2016 nëse tifozët e tyre sillen prapë keq.

UEFA pritet të marrë vendim për masat disiplinore ndaj federatës ruse më 14 qershor.

Ministri i Sportit i Rusisë, Vitaly Mutko, pranoi se tifozët e vendit të tij “nuk janë sjellë siç duhet”.

Ndeshja Angli – Rusi përfundoi me rezultat 1:1.

XS
SM
MD
LG