Ndërlidhjet

logo-print

Bota nderon viktimat e sulmit në Orlando


Ilustrim

Ilustrim

Manifestime të heshtura janë mbajtur në Orlando të Floridës dhe në gjithë botën për viktimat e sulmit vdekjeprurës në një klub të homoseksualëve.

Imami Muhammad Musli, nga Shoqëria Islamike e Floridës, u tha të tubuarve në Orlando se myslimanët janë të bashkuar me ta “kundër ideologjisë së urrejtjes, vdekjes dhe shkatërrimit”.

Tubime të ngjashme janë mbajtur edhe në Francë, Australi, Britani dhe Gjermani.

Sulmi në klubin e natës “Pulse” në Orlando ka lënë të vrarë 49 veta dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.

Autoritetet amerikane thonë se sulmuesi Omar Mateen ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të udhëtojë në Orlando të enjten për t’iu bërë nderime viktimave.

Lexoni edhe këtë:

Rrëfehet babai i sulmuesit në Orlando

XS
SM
MD
LG