Ndërlidhjet

Ardit Ferizi do të deklarohet mbi akuzat për terrorizëm


Ilustrim (©Shutterstock)
Ilustrim (©Shutterstock)

Shtetasi kosovar, Ardit Ferizi, pritet të deklarohet mbi akuzat për terrorizëm kundër tij.

Ferizi, 20 vjeç, dyshohet se ka depërtuar në të dhënat e mbi 1,300 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe se të njëjtat i ka shpërndarë te grupi militant Shteti Islamik.

Seanca dëgjimore për Ferizin do të mbahet më 15 qershor në Gjykatën e Qarkut në Virxhinia.

Ai fillimisht është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për sigurimin e mbështetjes materiale për terroristët.

Prokurorët thonë se Ferizi, vitin e kaluar, ka depërtuar në të dhënat e një kompanie private dhe se ka siguruar emrat, fjalëkalimet e emaileve dhe numrat e telefonit të 1,351 ushtarëve amerikanë.

Shteti Islamik më pas i ka publikuar këto të dhëna në Twitter, së bashku me kërcënime kundër ushtarëve.

Ferizi është arrestuar në Malajzi në muajin tetor dhe është dërguar në Shtetet e Bashkuara në janar.

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka cilësuar rastin si të parin të këtij lloji.

XS
SM
MD
LG