Ndërlidhjet

Vritet një polic francez dhe partnerja e tij; IS merr përgjegjësinë


Lagjja Magnanville në periferi të Parisit.
Lagjja Magnanville në periferi të Parisit.

Një oficer i lartë i policisë franceze dhe partnerja e tij janë therur për vdekje në lagjen Magnanville, në periferi të Parisit, natën e kaluar.

Sulmuesi është vrarë nga policia, ndërsa një djalë i vogël është shpëtuar në vendin e ngjarjes.

Një agjenci lajmesh e lidhur me të ashtuquajturin Shtet Islamik ka thënë se grupi militant është përgjegjës për sulmin.

Prokurorët francezë kanë nisur hetimet.

Zyra e presidentit të Francës, Francois Hollande, ka njoftuar se do të mbajë një takim mëngjesin e sotëm për të diskutuar incidentin.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve të 13 nëntorit në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG