Ndërlidhjet

logo-print

Obeziteti ka nxitur rritjen e kequshqyerjes


Ilustrim (@shutterstock)

Ilustrim (@shutterstock)

Kequshqyerja, e nxitur nga obeziteti dhe nga uria, ka përfshirë botën, thuhet në një studim të ri.

Raporti Global i të Ushqyerit për vitin 2016 nxjerr në pah se 44 përqind e vendeve po përjetojnë “nivele shumë serioze” edhe të kequshqyerjes, edhe të obezitetit.

Sipas raportit, kjo nënkupton se një në tre persona vuan nga kequshqyerja në njëfarë forme.

Studimi është kryer në 129 vende.

Të jesh i kequshqyer është “një gjë e re normale”, thonë autorët e raportit.

Kequshqyerja ka qenë tradicionalisht e lidhur me fëmijët që vuajnë nga uria, zhvillimi i vonshëm, ose infeksione të ndryshme.

Këto janë ende probleme të mëdha, por, megjithatë, është shënuar progres në këtë fushë.

Autorët e raportit thonë se “sfidë tronditëse globale” tani paraqet rritja e obezitetit. Sipas tyre, rritja po ndodh në çdo rajon të botës.

Vetëm Kina, Vietnami dhe Koreja e Jugut nuk kanë probleme serioze me tre indikatorët që ekspertët shëndetësorë i kanë përdorur si lajmëtarë të të ushqyerit të dobët: fëmijët me zhvillim të vonshëm, pagjakësia te gratë e reja dhe të rriturit obezë.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe 12 vende të tjera kanë obezitet të madh.

XS
SM
MD
LG