Ndërlidhjet

Sulmuesi i Orlandos ka frekuentuar klubin e homoseksualëve


Omar Mateen

Omar Mateen

Personi prapa të shtënave më vdekjeprurëse në historinë e re amerikane ka vizituar disa herë klubin e homoseksualëve, ku ka kryer masakrën, thonë dëshmitarët.

Chris Callen, performues në klubin “Pulse” në Orlando të Floridës, tha se Omar Mateen ka frekuentuar lokalin gjatë tre vejtëve të fundit.

“E kam pa disa herë në ‘Pulse’. Edhe njerëz të tjerë me të cilët kam biseduar, përfshirë një ish-roje të sigurisë, e kanë parë atë”, tha Callen.

Në një incident, Callen tha se Mateen ka nxjerrë thikën kundër një shoku, pasi është zemëruar me një shaka për fenë.

Pavarësisht kësaj, Callen tha se Mateen ka qenë “djalë i mirë” dhe se “ndoshta është radikalizuar dhe nuk i ka pëlqyer se çfarë është”.

Mateen ka hapur zjarr në klubin “Pulse” në orët e para të së dielës, duke vrarë 49 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Autoritetet kanë thënë se ai ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG