Ndërlidhjet

logo-print

Uashington: Filmi për Magnitskyn përfundoi me rrëmujë


Investitori William Browder, avokat i të cilit ishte Sergei Magnitsky

Investitori William Browder, avokat i të cilit ishte Sergei Magnitsky

Filmi për avokatin e ndjerë rus, Sergei Magnitsky, që u shfaq në Uashington, ka përfunduar me rrëmujë.

Filmi që u shfaq mbrëmë vonë në Uashington, ka nxitur kritika të ashpra nga mbështetësit e avokatit të ndjerë, i cili në këtë film portretizohet si përgjegjës për mashtrim, për të cilin ai pikërisht i kishte akuzuar zyrtarët rusë.

Në përfundim të filmi dokumentar u dëgjuan brohoritje “turp” dhe “gënjeshtra” nga shikuesit, ndërsa seanca e pyetje-përgjigjeve u shndërrua në këmbim të ashpër të kritikave ndërmjet mbështetësve të Magnitskyt dhe regjisorit të filmit, Andrei Nekrasov.

Sergei Magnitsky ka vdekur në burg në Moskë, në vitin 2009, pasi i kishte akuzuar zyrtarët rusë për vjedhjen e 230 milionë dollarëve nga taksat qeveritare duke i keqpërdorë kompanitë të cilat i përfaqësonte Magnitsky.

Këshilli për të drejta të njeriut i presidencës ruse pat thënë se ai në burg ishte rrahur dhe nuk i ishte dhënë trajtim mjekësor.

Sergei Magnitsky ishte avokat i investitorit britanik të lindur në Shtetet e Bashkuara, William Browder, i cili ka krijuar pasuri milionëshe në Rusi, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, por ai ishte dëbuar nga Rusia në vitin 2005.

William Browder e ka kritikuar filmin si fushatë njollosëse.

Por, kompania Newseum e ka mbrojtur vendimin e vet për dhënien me qera të sallës për shfaqjen e filimit, duke thënë se ishte çështje e shprehjes së lirë.

XS
SM
MD
LG