Ndërlidhjet

Greqi: Shkatërrohen kampet e improvizuara të migrantëve


Migrantët në Greqi duke u evakuuar nga kampet e improvizuara dhe me autobusë dërgohen në kapacitetet shtetërore
Migrantët në Greqi duke u evakuuar nga kampet e improvizuara dhe me autobusë dërgohen në kapacitetet shtetërore

Policia e Greqisë sot i ka shkatërruar edhe dy kampe të improvizuara të migrantëve, afër kufirit të saj me Maqedoninë, ndërsa banorët e këtyre kampeve i ka vendosur në kapacitetet shtetërore, kanë thënë zyrtarët.

Policia në qytetin e Selanikut, që është i dyti për nga madhësia në Greqi, pas kryeqytetin Athina, tha se operacioni po vazhdon për kampet e improvizuara, që janë ngritur afër një moteli përgjatë një autostrade dhe një pompe të afërt të benzinës.

Shumica e migrantëve janë nga Maroku, Algjeria dhe Pakistani, ka thënë policia lokale.

Sipas statistikave të qeverisë, në këto dy kampe afër kufirit me Maqedoninë, gjenden afro 1,900 migrantë.

Dje, më se 1 mijë njerëz janë zhvendosur nga një kamp i improvizuar, raporton AFP nga Selaniku.

XS
SM
MD
LG