Ndërlidhjet

OKB: Autorizohet operacioni i BE-së në bregdetin e Libisë


Ilustrim
Ilustrim

Këshilli i Sigurimit të OKB-së e ka autorizuar shkatërrimin e kontrabandës me armë zjarri në bregdetin e Libisë, duke i dhënë kështu të drejtën Bashkimit Evropian që të inspektojë anijet dhe të konfiskojë armët ilegale.

Këshilli i përbërë prej 15 shteteve më parë e kishte autorizuar operacionin e BE-së, “Sofia” që kishte cak anijet që operoheshin nga trafikantët me imigrantë në Mesdhe.

Më pas, BE kishte propozuar që operacionet e saj të zgjerohen.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit që e autorizon këtë gjë e miratuar më 14 qershor ka shprehur shqetësimin se “armët dhe materiale të ngjajshme po përdoren nga grupet terroriste që operojnë në Libi, përfshirë edhe (Shteti Islamik)”.

Ambasadori francez në OKB, Francois Delattre, ka thënë se operacionet kundër kontrabanës kanë mundësi që të ndryshojnë situatën e rënduar në bregdetin libian pasi momentalisht sasi të mëdha të armëve të zjarrit po arrijnë të futën në këtë shtet përmes detit.

Ndërmjetësi i OKB-së për Libinë, Martin Kobler, i ka thënë javën e kaluar Këshillit të Sigurimit se Libia është e pushtuar nga armët e zjarrit, ku momentalisht gjenden 20 milionë armë në shtetin prej 6 milionësh.

XS
SM
MD
LG