Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani po e shqyrton anulimin e tregtisë ushtarake me SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Pakistani është duke e shqyrtuar të blejë aeroplanë luftarakë të përdorur nga Jordani.

Një marrëveshje të ngjajshme Pakistani e kishte me SHBA-të, por kjo çështje ka ngecur pasi Kongresi amerikan ka refuzuar që ta financojë marrëveshjen.

Sartaj Aziz, këshilltari kryesor për politikë të jashtme i qeverisë së Pakistanit, iu ka thënë gazetarëve në Islamabad se shteti i tij ka mundësi ta anulojë marrëveshjen me SHBA-të, diçka që pritet të shtojë tensionet në mes të dy vendeve.

Disa nga 70 aeroplanët luftarakë të flotës pakistaneze pritet të hiqen nga përdorimi, ndërsa qeveria ka thënë se ka nevojë për aeroplanë të tjerë që t’i luftojë militantët islamikë në zona malore afër Afganistanit.

Ushtria i sheh si nevojë vitale aeroplanët e tillë në rast të një lufte me Indinë.

Marrëveshja me SHBA-të ka pasur vlerë 699 milionë dollarë.

Ajo u vu në pikëpyetje pasi Kongresi amerikan refuzojë të autorizojë përdorimin e fondeve të qeverisë amerikane për ta ndihmuar Pakistanin që t’i blej këta aeroplanë.

Kongresi u tërhoq nga dhënia e kredisë për Pakistanin, pasi Senatori Bob Corker, udhëheqësi i Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme kërkoj nga Pakistani që të mos ndihmojë më grupe militantësh siç janë talibanët e Afganistanit dhe rrjetin Hakani.

Të dy këto grupe janë duke udhëhequr kryengritje kundër qeverisë afgane e cila e ka përkrahjen e Uashingtonit.

XS
SM
MD
LG