Ndërlidhjet

logo-print

EURO 2016: Sonte ndeshja Shqipëri – Francë


Fotografdi arkivi e tifozëve të kombëtares shqiptare në futboll

Fotografdi arkivi e tifozëve të kombëtares shqiptare në futboll

Sot fillon java e dytë e përballjeve të kombëtarëve në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit, në fazën e grupeve.

Kombëtarja shqiptare e cila e ka humbur ndeshjen e parë përballë Zvicrës me rezultat 0:1, është para një loje të vështirë me nikoqirin e këtij kampionati, Francën.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin, Velodrome të Marsejit me fillim në orën 21.

Ndeshja të tjera që zhvillohen sot janë Rusia me Sllovakinë në orën 15:00, ndërsa Rumania përballet me Zvicrën në orën 18:00.

XS
SM
MD
LG