Ndërlidhjet

William pozon për revistën e homoseksualëve


Princi William me bashkëshorten e tij, Dukeshën Catherine
Princi William me bashkëshorten e tij, Dukeshën Catherine

Princi i Britanisë së Madhe William, është fotografuar për ballinën e revistës për homoseksualë, “Attitude” me qëllim që të flas kundër rrahjes dhe maltretimeve të njerëzve për shkak të orientimit të tyre seksual.

Princi që është i dyti në linj për tu bërë Mbret, është pjesëtari i parë i familjes mbretërore që paraqitet në ballinën e një reviste për homoseksual.

Princi William iu ka bërë thirrje të rinjëve që janë viktimë e maltretimeve për shkak të orientimit të tyre seksual që të kërkojnë ndihmë.

“Askush nuk duhet të maltretohet për shkak të seksualitetit apo çfarëdo arsye tjetër dhe askush nuk duhet që të duroj urrejtjen që këta të rinj duhet ta durojnë gjatë jetës së tyre”, ka thënë ai.

William ka njoftuar të martën se ka pozuar për këtë revistë pasi është shënuar në librin e ngushllimeve për nder të viktimave në Orlando.

XS
SM
MD
LG