Ndërlidhjet

logo-print

Euro 2016: Sllovakia i shkaktoi disfatë Rusisë


Futbollistët e Sllovakisë i gëzohen fitores kundër Rusisë

Futbollistët e Sllovakisë i gëzohen fitores kundër Rusisë

Kombëtarja e Sllovakisë në futboll e ka mundur Rusinë me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Francë.

Ndeshja, që u zhvillua në stadiumin e qytetit Lil, kaloi pa asnjë incident në tribuna.

Seleksioni i Rusisë ballafaqohet me kërcënimin për diskualifikim nga garat, nëse simpatizuesit e vet nuk sillen në mënyrë korrekte në stadium.

Në ndeshjen e parë, më 11 qershor, Rusia luajti baras me Anglinë me rezultat 1:1.

Takimi i ardhshëm i Rusisë është ai me Uelsin, më 20 qershor

XS
SM
MD
LG