Ndërlidhjet

Euro 2016: Zvicra – Rumania 1:1


Pamje nga ndeshja Zvicra - Rumania, derisa Xherdan Shaqiri (23) ekzekuton një goditje dënimi kundër mbrojtjes së Rumanisë
Pamje nga ndeshja Zvicra - Rumania, derisa Xherdan Shaqiri (23) ekzekuton një goditje dënimi kundër mbrojtjes së Rumanisë

Kombëtarja e Zvicrës në Kampionatin Evropian të Futbollit doli sot baras 1:1 me Rumaninë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A.

Lojtari Bogdan Stancu, shënoi gol për Rumaninë në minutën e 18-të nga penaltia, ndërsa Zvicra barazoi me golin e Admir Mehmetit, në minutën e 57-të.

Në stadiumin Parku i Princave në Paris këtë takim e shikuan më se 43 mijë dashamirë të futbollit.

Tash, Zvicra e kryeson grupin A me katër pikë, pasi në xhiron e parë e mundi Shqipërinë me rezultat 1:0. Megjithatë, ende nuk mund të thuhet se e ka siguruar pjesëmarrjen në mesin e 16 ekipeve në pjesën finale të Kampionatit Evropian të Futbollit, i cili po zhvillohet në Francë.

Rumania në xhiron e parë humbi nga Franca me rezultat 1:2.

Në orën 21 fillon dueli tjetër i grupit A, ai ndërmjet Francës dhe Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG