Ndërlidhjet

Gjenden rrënojat e avionit EgyptAir


Ilustrim
Ilustrim

Rrënojat e aeroplanit EgyptAir, i cili është zhdukur muajin e kaluar në Detin Mesdhe, janë gjetur.

Hetuesit egjiptianë thanë se “disa lokacione kryesore” janë identifikuar.

Fluturimi MS804 është rrëzuar më 19 maj, me 66 veta në bord.

Avioni Airbus 320 ka qenë duke udhëtuar nga Parisi për në Kajro.

Shkaku i fatkeqësisë mbetet ende i paqartë.

Zbulimi i rrënojave vjen dy javë pasi një anije e marinës franceze ka kapur sinjalet e njërës prej kutive të zeza të avionit, që përmban të dhënat e fluturimit.

XS
SM
MD
LG