Ndërlidhjet

Euro 2016: Shqipëria ka edhe një shans me Rumaninë


Shqipëri-Francë
Shqipëri-Francë

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka edhe një shans për t’u kualifikuar tutje në Kampionatin Evropian të Futbollit.

Ajo duhet të mund Rumaninë në ndeshjen e së dielës për të siguruar ndonjë pikë.

Shqipëria ka humbur të mërkurën mbrëma ndeshjen me Francën, me rezultat 0:2.

Shqipëria ka humbur edhe lojën e parë me Zvicrën.

Kombëtarja shqiptare po merr pjesë për herë të parë në histori në një kampionat evropian të futbollit.

Euro 2016 po zhvillohet në Francë.

XS
SM
MD
LG