Ndërlidhjet

Në SHBA diskutohet ndalesa e armëve për “terroristë”


Donald Trump
Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe republikanë të tjerë kanë thënë se do të konsiderojnë kufizimin e shitjes së armëve për njerëzit që ndodhen në listat për terrorizëm.

Ky zhvillim vjen pasi personi që ka vrarë te dielën 49 persona në një klub nate në Orlando të Floridës, është zbuluar se ka qenë në listën e FBI-së për terrorizëm më 2013 dhe 2014, por më pas është hequr.

Trump ka shkruar në Twitter se do të bisedojë me Shoqatën Kombëtare të Pushkëve “që njerëzit në listat për terrorizëm, të mos lejohen të blejnë armë”.

Edhe grupi i lobit për armë, i cili zakonisht bllokon kufizimin e armëve, është pajtuar se “terroristët nuk duhet të lejohen të blejnë ose të posedojnë armë zjarri”, ka thënë drejtori ekzekutiv, Chris Cox.

Ndërkohë, udhëheqësit demokratë dhe republikanë në Senat janë duke zhvilluar bisedime për kompromise të mundshme.

XS
SM
MD
LG