Ndërlidhjet

Putin takon sot presidentin e KE-së, Juncker


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takojë sot presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një forum ekonomik në Shën Petersburg.

Temat e mundshme të diskutimeve përfshijnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, sanksionet anti-ruse dhe kundër-masat e Rusisë, si dhe krizën me migrantë në Evropë, ka thënë Yuri Ushakov, zyrtar në Kremlin.

Putin dhe Juncker mund të bisedojnë edhe për probleme ndërkombëtare, siç janë konfliktet në Siri dhe Ukrainë, ka shtuar ai.

Juncker është udhëheqësi i parë i një institucioni të BE-së që viziton Rusinë prejse blloku evropian ka vendosur sanksione kundër saj, në vitin 2014.

Sanksionet kanë qenë përgjigje ndaj aneksimit të paligjshëm që i ka bërë Moska gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjes së vazhdueshme të saj për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG