Ndërlidhjet

logo-print

Obama viziton sot Orlandon


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të qëndrojë sot në Orlando të Floridës, ku ka ndodhur masakra më e rëndë në historinë e re amerikane.

Të dielën, Omaar Mateen, shtetas amerikan me prejardhje nga Afganistani, ka sulmuar një klub të homoseksualëve, duke vrarë 49 veta dhe plagosur 53 të tjerë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Obama do të takojë familjarë të viktimave, të mbijetuar, policë dhe mjekë.

Zëdhënësi Josh Earnest ka thënë se vizita e Obamës do të jetë edhe një “afirmim i fuqishëm” për komunitetin homoseksual, i cili është sulmuar.

XS
SM
MD
LG