Ndërlidhjet

Tusk: BREX-it me pasoja të rrezikshme për BE dhe Britaninë


Fotografi arkivi e Presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk

Fotografi arkivi e Presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të Bashkimi Evropian, Donald Tusk ka paralajmëruar sërish të enjten se pasojat ekonomike dhe politike të një largimi të mundshëm të Britanisë nga BE-ja do të ishin të rrezikshme edhe për bllokun evropian edhe për Britaninë e Madhe.

Britanikët do të votojnë më 23 qershor rreth asaj nëse vendi i tyre duhet të qëndroj apo të dal nga BE, ndërsa një sondazh i publikuar sot thotë se 53 % e tyre janë që Britania të dal nga BE.

“Nuk kam dyshim se rezultatet direkte të daljes së Britanisë nga BE do të ishin vërtetë të rrezikshme për ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për tërë Evropën”, ka thënë udhëheqësi i samiteve të BE-së gjatë një konference me media në Helsinki.

“Pasojat gjeopolitike janë tërësisht të paparashikueshme. Ajo që kemi nevojë sot është fuqizimi i komunitetit tonë perëndimor”.

Tusk gjithashtu ka thënë se sondazhet e fundit nuk janë inkurajuese.

XS
SM
MD
LG