Ndërlidhjet

logo-print

Bellorusia teston me sukses sistemin e ri raketor


Presidenti bellorus, Alyaksandr Lukashenka

Presidenti bellorus, Alyaksandr Lukashenka

Presidenti bellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se vendi i tij e ka testuar “me sukses” një sistem të ri raketor.

Gjatë një takimi të sotëm me kryeministrin, Andrey Kabyakou dhe Kryetarin e Bankës Kombëtare, Pavel Kalaur, në Minsk, Lukashenka ka thënë se ekspertët e ushtrisë së vendit kanë arritur që të krijojnë një sistem të ri ushtarak “me burime shumë të kufizuara financiare”.

“Sot është një ditë e lumtur sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes...Është kryer një lansim testues raketor. Raketa e ka goditur një cak vetëm 1.5 metra larg cakut të planifikuar”, ka thënë ai.

Lukashenka ka thënë se testet kanë dhënë “rezultate ideale” dhe se sistemi raketor është krijuar në Bellorusi gjatë një periudhe dy vjeçare.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera të këtij armatimi të ri të ushtrisë belloruse.

XS
SM
MD
LG