Ndërlidhjet

CIA: IS po mundohet të shpërndaj militantët për sulme në perëndim


Drejtori i CIA-së, John Brennan

Drejtori i CIA-së, John Brennan

Drejtori i CIA-së, John Brenan, ka thënë se grupi militant, Shteti Islamik, është duke bërë përpjekje që të dërgoj luftetarë në Perëndim që të kryer sulme të tjera.

Ata po zgjedhin disa persona nga dhjetëra mijëra militantë nga e gjithë bota që janë pjesëtarë të IS-it, një numër shumë më i madh se sa Al Kaida ka pasur ndonjëherë.

Dëshmia e Brenan më 16 qershor në seancën dëgjimore të Komitetit të Senatit për Inteligjencë është bërë vetëm disa ditë paasi një simpatizant i Shtetit Islamik ka vrarë 49 persona në një lokal nate për homoseksualë në Orlando.

Sulmi po cilësohet më i rëndi i tillë në historinë e SHBA-ve.

“ISIL ka një kuadër shumë të madhë të luftetarëve perëndimor që potencialisht mund të shërbejnë si operativë për sulme në perëndim”, ka thënë Brenan gjatë dëshmisë duke e përdorur një akronim tjetër për grupin militant.

Brenan ka shtuar se grupi IS ka mundësi që të bëj përpjekje të kontrabandoj militantë në vendet perëndimore, mesiguri duke luajtur rolin e refugjatit apo thjeshtë duke kryer udhëtime normale.

Ai ka thënë se grupi ka pasur humbje të rëndësishme në Siri dhe Irak, por megjithatë ata kanë mundësi të kryejnë sulme në tërë globin.

“Fatkeqësisht, megithë progresin kundër ISIL në betëj dhe në aspektin financia, përpjekjet tona nuk e kanë reduktuar mundësinë e grupit për terrorizëm dhe arritje globale”, ka thënë Brenan.

XS
SM
MD
LG