Ndërlidhjet

Vdiq deputetja britanike e sulmuar sot


Vendi ku u sulmua, Jo Cox, deputetja tashmë e ndjerë britanike

Vendi ku u sulmua, Jo Cox, deputetja tashmë e ndjerë britanike

Deputetja britanike, Jox Cox nuk i ka mbijetuar plagëve të marra gjatë sulmit që i është bërë sot.

Raportohet se ajo është sulmuar me armë zjarri dhe është therur me thikë në qytetin e Leeds në Jorkshirin Perëndimor, zonë në veri të Londres.

41 vjeçarja ishte lënë e përgjakur në rrugë nga sulmuesi.

Pas incidentit, Policia e ka arrestuar një person të moshës 52 vjeçare.

Vdekja e deputetës së parlamentit britanik është konfirmuar në shtabin e policisë në Wakefield.

XS
SM
MD
LG