Ndërlidhjet

Kuvendi shtyn për të premten diskutimin për projektligjet për EULEX-in


Kuvendi i Kosovës e ka shtyrë diskutimin dhe votimin për dy projektligjet për EULEX-in, për ditën e premte, për shkak se në seancën e të enjtes ka munguar kuorumi i mjaftueshëm.

Të dy këto projektligje, janë miratuar me herët, në ditën e enjte, nga Qeveria e Kosovës. Gjithashtu edhe Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitet i Kuvendit të Kosovës, ka shqyrtuar dhe miratuar këto projektligje, me kundërshtimin vetëm të anëtares nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Votimi eventual “për” i projektligjeve nga Kuvendi i Kosovës do ta vazhdonte mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit - EULEX, deri në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG