Ndërlidhjet

Cliff Richard nuk do të akuzohet për krime seksuale


Ilustrim
Ilustrim

Këngëtari Cliff Richard, një nga artistët më të njohur të Britanisë së Madhe, nuk do të përballet me akuza për krime seksuale, sepse nuk ekzistojnë mjaftueshëm dëshmi, kanë thënë prokurorët të enjten.

Lajmi i publikuar nga agjencia e lajmeve, Reuters thotë se Shërbimit Prokurorial Mbretëror të Britanisë (CPS) i ishte dorëzuar një dosje me dëshmi nga policia në muajin maj, që thoshte se Richards, 75 vjeçar ka kryer krime seksuale.

Ai akuzohej nga katër meshkuj që në mes të viteve 1958 dhe 1983 kanë qenë viktimë e sulmeve seksuale nga Richards.

XS
SM
MD
LG