Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra diplomatë amerikanë kërkojnë sulme kundër forcave siriane


Ilustrim

Ilustrim

Më shumë se 50 zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit e kanë nënshkruar një memorandum që e kritikon politikën amerikane në SHBA dhe bën thirrje që të bombardohen forcat qeveritare të Sirisë.

Memorandumi raportohet të jetë nënshkruar nga 51 zyrtarë të nivelit të lartë dhe të mesëm të Departamentit të Shtetit që janë të përfshirë në formulimin e politikave amerikane në Siri, raporton The Wall Street Journal.

“Kabllogrami i kanalit të mospajtimit” bën thirrje për “sulme ushtarake me cak” kundër forcave besnike ndaj Presidentit Bashar al-Assad pas shkeljes së armpushimit për të cilin ishte arritur pajtimi para pak kohësh.

Sulmet ajrore kundër forcave siriane dhe caqeve qeveritare të Assadit do të përbënin një ndryshim të madhë në politikat e administratës së Obamës e cila nuk preferon të ndërhyjë në luftën civile të Sirisë.

Mbi 270 mijë njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre prejse ka nisur lufta në vitin 2011.

Derisa nënshkrimi i kabllogrameve të mospahtimit nuk është diçka e pazakont, numri i madh i nënshkrimeve në këtë rast konsiderohet i pazakont.

“Ky është një numër tejët i madh”, ka thënë Robert Ford, i cili në vitin 2014 ka dhënë dorëheqje nga pozita e ambasadorit të SHBA-ve për shkak të mospajtimeve rreth politikave mbi Sirinë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby përmes postës elektronike ka thënë se “ne po e rishikojmë kabllogramin tash...dhe se unë nuk dua të komentojë përmbajtjen e saj”.

Kirby ka thënë se “kanali i mospajtimit” është një forum zyrtar që iu lejon zyrtarëve të Departamentit të Shtetit që të shprehin qëndrime alternative.

XS
SM
MD
LG