Ndërlidhjet

Zarrab mbetet në burg për shkelje të sanksioneve amerikane


Reza Zarrab me bashkëshorten e tij, Ebru Gundes
Reza Zarrab me bashkëshorten e tij, Ebru Gundes

Një gjykatës amerikan e ka hedhur poshtë kërkesën e një tregtari të arit që të paguaj për arresatin e tij shtëpiak në lagjen Manhatan të Nju Jorkut, derisa është në pritje të procesit gjyqësor.

Reza Zarrab, qytetar me nënshtetësi të dyfisht irano-turke, akuzohet se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Iranit.

Gjyaktësi amerikan, Richard Berman ka thënë mbrëmë se Zarrab duhet të mbes në burg për shkak se pasuria e tij e madhe dhe lidhjet jashtë SHBA-ve e bëjnë rastin me rrezik ikje nga territori amerikan.

Ai ishte arrestuar në Majami në muajin mars, ndërsa ka mundësi të dënohet deri me 30 vjet burg nëse shpallet fajtor të “shkeljes së sanksioneve amerikane ndaj Iranit”, ndërsa gjykatësi ka thënë se dosja e përgatitur nga qeveria “duket të jetë solide”.

Zarrab ka propozuar një pako kaucioni prej 50 milionë dollarëve, e cila do e bënte atë të burgosur brenda shtëpisë së tij, një plan të cilin gjykatësi e hodhi poshtë pasi e konsideroj si trajtim të favorshëm për të pasurit.

Avokatët e të akuzuarit e kanë quajtur “thellësisht dëshpërues” vendimin e gjykatësit, ndërsa i akuzuari ka thënë se është i pafajashëm pasi ai pretendon se nuk i ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Iranit derisa ka kryer transaksione financiare përmes kompanive të tij në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zarrab është i martuar me yllin e njohur turk, Ebru Gundes, derisa ishte figura qëndrore në një skandal korrupsioni në Turqi në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG