Ndërlidhjet

Forcat irakiane e marrin komunën e Falluxhas


Ilustrim
Ilustrim

Forcat irakiane raportohet se e kanë marrë nën kontroll ndërtesën e komunës në Falluxha, raporton televizioni shtetëror irakian të premtën, transmeton Reuters.

Kjo sipas të njëjtit raportim simbolizon marrjen e qytetit nën kontroll nga shtetit.

Falluxha është qytet që gjendet vetëm një orë larg me veturë nga kryeqyteti, Bagdad, ndërsa ofenziva për rimarrjen e këtij qyteti ka nisur pothuajse katër javë më parë.

Një komunikatë ushtarake thotë se policia federale e ka ngritur flamurin e Irakut mbi ndërtesë dhe se janë duke vazhduar ndjekjen e militantëve të tjerë, të cilët mbajnë nën kontroll zona të tjera të Irakut.

XS
SM
MD
LG