Ndërlidhjet

Ambasada amerikane mirëpret zgjatjen e mandatit të EULEX-it


Pjesëtarë të EULEX-it - foto arkivi
Pjesëtarë të EULEX-it - foto arkivi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpriti lajmin se Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të premten zgjatjen e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

"Ky është një hap i rëndësishëm në qëllimin tonë të përbashkët të përmirësimit të sundimit të ligjit në Kosovë. Kjo marrëveshje do t’i mundësojë EULEX-it që të vazhdojë t’i ofrojë sektorit të drejtësisë kapacitet aty ku nevojitet dhe që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e aftësive vetanake. Qeveria e SHBA-së mburret për faktin që do të vazhdojë të kontribuojë me personel për të zbatuar këtë mision të rëndësishëm", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Me 84 vota për dhe 6 kundër, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri në qershor të vitit 2018.

Me këtë marrëveshje, autoritetet e Kosovës dakordohen që misioni i BE-së të vazhdojë me ushtrimin e kompetencave nga fusha e sundimit të ligjit edhe për dy vjet të tjerë.

XS
SM
MD
LG