Ndërlidhjet

logo-print

Me mandatin e ri të EULEX-it, Kosova përgjegjëse për sundimin e ligjit


Ilustrim

Ilustrim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dhe përfaqësitë diplomatike të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë kanë mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për të zgjatur mandatin e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) për dy vjet.

"Me mandatin e ri, Kosova do të jetë përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Autoritetet duhet ta shfrytëzojnë mandatin e ri për të vazhduar një tranzicion të qartë të zotërimit dhe përgjegjësisë nga EULEX-i në Kosovë. Meqë kjo do të marrë kohë, është e rëndësishme që ky ndryshim të jetë gradual, ashtu që të mos rrezikojë atë që është arritur në fushën e sundimit të ligjit deri më tani", thuhet në deklaratë.

E njëjta vlerëson se Kosova ka arritur rezultate të rëndësishme në rrugën e saj evropiane - më e dukshmja me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, propozimin e Komisionit Evropian për udhëtim pa viza dhe normalizimin përmes dialogut.

"EULEX-i ka qenë dhe vazhdon të jetë i lidhur me këto procese dhe me agjendën evropiane të Kosovës. BE-ja do të vazhdojë të bëjë përpjekjet e saj maksimale që të ndihmojë Kosovën në adresimin e sfidave në fushën e rëndësishme të sundimit të ligjit", thotë deklarata e përbashkët e institucioneve të BE-së në Kosovë.

Lexoni edhe këtë:

Ambasada amerikane mirëpret zgjatjen e mandatit të EULEX-it

XS
SM
MD
LG