Ndërlidhjet

logo-print

Atletët rusë mbeten të pezulluar nga konkurrenca ndërkombëtare


GeIlustrim

GeIlustrim

Atletët rusë mbeten të pezulluar nga konkurrenca ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike 2016, në Rio.

Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës ka vendosur të mos e heqë pezullimin, i cili është vënë në nëntor, pas akuzave për doping të sponsorizuar nga shteti.

Por, atletë individualë mund të garojnë si neutralë nëse dalin të pastër.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se atletët rusë nuk mund të konkurrojnë në garat e Rios. “Ëndrra e shumë atletëve tanë është shkatërruar për shkak të sjelljes së gabuar të sportistëve të caktuar, trajnerëve dhe ekseprtëve”, ka thënë minsitria ruse.

Në përpjekje për të përmbysur ndalesën, Rusia ka ndërmarrë disa reforma, përfshirë ndryshimin e zyrtarëve të lartë dhe përfshirjen e lëndëve të detyrueshme anti-doping në shkolla.

XS
SM
MD
LG