Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Akuzohet personi i cili e therri për vdekje ligjvënësen Cox


Lule dhe qirinjë në shenjë nderimi për ligjvënësen e vrarë, Jo Cox, në Londër

Lule dhe qirinjë në shenjë nderimi për ligjvënësen e vrarë, Jo Cox, në Londër

Policia britanike thotë se e ka akuzuar të dyshuarin për vrasje të ligjvënëses, Jo Cox.

Zonja Cox, që ishte mbështetëse e mbetjes së Britanisë në Bashkimin Evropian, është qëlluar me armë dhe është therrë me thikë para dy ditësh, nga një person, për të cilin dëshmitarët thanë se ka brohoritur “Britania së pari”, në rajonin zgjedhor të së ndjerës Cox, afër qytetit Lids, në pjesën veriore të Anglisë.

Policia tha sot se personi, Thomas Mair, 52 vjeçar, është akuzuar për vrasje të ligjvënëses, Jo Cox, nënë e dy fëmijëve.

“Tash ne e kemi akuzuar personin për vrasje, për dëmtim të rëndë trupor, posedim të armës së zjarrit me qëllim të kryerjes së veprës penale dhe posedim të armës sulmuese”, tha zyrtari i policisë në Uest Jorkshire, Nick Wallen.

I dyshuari për vrasje, Thomas Mair, ishte arrrestuar afër vendit të sulmit dhe gjatë ditës së sotme pritet të paraqitet në gjykatën kompetente.

XS
SM
MD
LG