Ndërlidhjet

logo-print

Belgjikë: Janë arrestuar 12 vetë për planifikim të sulmeve terroriste


Pjesëtarë të policisë speciale të Belgjikës gjatë një operacioni në Bruksel

Pjesëtarë të policisë speciale të Belgjikës gjatë një operacioni në Bruksel

Forcat e sigurisë së Belgjikës i kanë arrestuar 12 vetë të akuzuar për planifikim të sulmeve të reja terroriste, nëbastisjet gjatë natës në gjithë vendin.

Zyra e prokurorit të Belgjikës ka njoftuar sot se 40 vetë ishin ndaluar për tu marrë në pyetje, ndërsa 12 ishin arrestuar.

Derisa po mbahet Kampionati Evropian i Futbollit në Francë, shumë vende evropiane janë në gjendje të alarmit.

Transmetuesi publik i Belgjikës, VTM, ka raportuar se disa nga të arrestuarit janë të dyshuar se kishin planifikuar sulm në Bruksel këtë fundjavë.

Në muajin mars, sulmuesit vetëvrasës islamikë i vranë 32 vetë në aeroportin e Brukselit dhe në dy stacione të metros.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, nga sulmet e koordinuara në Paris të Francës, nga islamistët radikalë, janë vrarë 130 vetë.

Disa prej atyre që kanë kryer sulme në Paris banonin në Belgjikë.

XS
SM
MD
LG