Ndërlidhjet

logo-print

KON e mbështet vendimin për mbajtjen e dënimit të atletëve rusë


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) thotë se e ka mbështetur Asociacionin Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës (IAAF) për mbajtjen e vendimit për dënimin e atletëve rusë për doping sistematik.

Në kumtesën e sotme, KON tha se “e repsekton plotësisht” vendimin e IAAF-së me të cilin atletët rusë nuk lejohen të marrin pjesë në garat mdërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike Verore, në muajin gusht në Rio-de-Zhanjero.

Këtë ndalesë, IAAF e ka ndërmarrë në muajin nëntor të vitit të kaluar, pas raportit nga Agjencia botërore kundër dopingut (WADA) në të cilin zbulohet dopingu i gjërë i sponzorizuar nga shteti.

Duke reaguar ndaj vendimit për mbajtjen e dënimit ndaj atletëve rusë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha mbrëmë se IAAF ka ndërmarrë dënim “kolektiv”, i cili i ka dënuar edhe atletët e pastër.

Ai theksoi se beson se mund të gjendet zgjidhje për këtë çështje.

“Ëndërra e shumë sportistëve tanë është shkatërruar për shkak të sjelljes jokorrekte të disa atletëve, trajnerëve dhe ekspertëve”, tha Ministria e sportit e Rusisë.

XS
SM
MD
LG