Ndërlidhjet

Londër: I akuzuari për vrasjen e ligjvënëses Cox - në gjykatë


Lule dhe qirinjë në përkujtim të ligjvënëses së vrarë Jo Cox në Londër

Lule dhe qirinjë në përkujtim të ligjvënëses së vrarë Jo Cox në Londër

I akuzuari për vrasjen e ligjvënëses britanike, Jo Cox, sot është paraqitur në një gjykatë, me ç’rast tha se emri i tij është “vdekje tradhëtarëve, liri për Britaninë”.

I akuzuari, Thomas Mair, 52 vjeçar, dëtë deklaratë të ashpër e brëi në një gjykatë të Londrës, pasi është akuzuar për vrasjen e ligjvënëses së popullarizuar të Partisë Laburiste.

Ai në gjykatë ka refuzuar ta tregoj emrin e vërtetë të tij dhe nuk e ka dhënë adresën dhe datën e lindjes.

E ndjera, Jo Cox, mbështetëse e mbetjes së Britanisë në Bashkimin Evropian, është qëlluar me armë dhe therrë me thikë para dy ditësh.

Kjo vrasje e rrallë në mes të ditës e një politikani në Britani e ka tmerruar këtë vend dhe ka ndikuar në pezullimin e fushatës së ashpër para referendumit të 23 qershorit, lidhur me mbetjen ose jo të Britanisë në BE.

Të dy palët e kanë supsenduar fushatën në shenjë të respektit për ligjvënësen Cox, e cila është anëtarja e parë e Parlamentit të Britanisë në funksion, që është vrarë në 25 vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG