Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Afganët e zhvendosur – të harruar


Pamje e refugjatëve afganë në Greqi

Pamje e refugjatëve afganë në Greqi

Komisionari i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandia, tha se afganët e zhvendosur tashmë janë “harruar” nga komuniteti ndërkombëtar para se ata filluan të arrijnë në Evropë në mënyrë masive.

Gjatë një vizite të djeshme në Iran, zoti Grandia tha se turneu i tij i parë në postin e tij të ri, ishte i fokusuar në refugjatët afganë.

“Refugjatët afganë, për fat të keq, janë harruar nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Grandi në një konferencë të përbashkët për gazetarë në Teheran, me zëvendësministrin e brendshëm iranian, Hossein Zolfaghari.

“Vetëm kur ata filluan të arrijnë në Evropë, së bashku me shumë refugjatë të tjerë, atëherë komuniteti ndërkombëtar papritmas i përkujtoi”, tha Filippo Grandia.

Sipas Kombeve të Bashkuara, janë afro 950 mijë shtetas afganë të regjistruar, që jetojnë në Iran.

Nga ana tjetër, Ministria e brendshme e Iranit vlerëson se numri total i afganëve në Iran është afro 3 milionë.

XS
SM
MD
LG