Ndërlidhjet

logo-print

Mijëra vetë protestuan kundër pranisë amerikane në Okinava


Pamje nga protesta e sotme në ishulln Okinava në Japoni

Pamje nga protesta e sotme në ishulln Okinava në Japoni

Dhjetëra mijëra vetë kanë protestuar sot në ujëdhesen japoneze, Okinava, kundër pranisë së madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Shumë prej protestuesve kishin të veshura me ngjyrë të zezë, duke theksuar simbolikën e pikëllimit për dhunimin dhe vrasjen e vajzës lokale, Rina Shimabukuro, 20 vjeçare. Për këtë dhunim dhe vrasje është i dyshuar një ish-pjesëtar i ushtrisë amerikane.

Protesta filloi me një minutë heshtje për vajzën e vrarë.

Protestuesit kanë kërkuar që të rishqyrtohet marrëveshja për siguri ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë, sipas së cilës, në Okinavë duhet të vendoset pjesa më e madhe e ushtarëve amerikanë në Japoni.

Konsiderohet se gjenden afro 26 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara në këtë ishull, që ishte në okupim për 27 vjet, pas Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG