Ndërlidhjet

logo-print

Veseli: Kosova shembull i fqinjësisë së mirë


Kadri Veseli

Kadri Veseli

Kosova është e përkushtuar që tu tregojë shteteve fqinje rrugën drejt stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme ka deklaruar sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Këto komente ai i ka bërë në Takimin ndërkombëtar të lidershipit në Prishtinë, në të cilin po marrin pjesë rreth 250 përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.

“Ne jemi këtu që tu tregojmë edhe fqinjëve rrugën drejt stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme. Kosova është e përkushtuar në këtë drejtim. Me ndihmën e miqve, sikurse ju, ne mund të bëhemi ambasadorë të pajtimit dhe të tregojmë se të jetohet në paqe është natyrë njerëzore", ka thënë Veseli.

Mëtutje, ai ka theksuar se takimet e tilla, ku marrin pjesë përfaqësues të vendeve të shumta të botës, janë një shembull i mirë për të shpërfaqur lidhjet ndërnjerëzore dhe besimin ndaj njëri-tjetrit.

"Demokracia është ajo që na lejon t'i tejkalojmë dallimet tona. Këtu në Kosovë kemi përfshirë të gjitha pjesët e shoqërisë, si nga aspekti etnik, ashtu edhe religjioz. Megjithatë, për të arritur deri te demokracia, nuk ka qenë një rrugë e lehtë për Kosovën. Ballkani ka qenë një vatër lufte për një kohë të gjatë dhe në histori shpesh jemi përballur me rrezikun e zhdukjes”, ka thënë Veseli.

XS
SM
MD
LG