Ndërlidhjet

logo-print

Rusia: Pajtim me SHBA-të për rritje të bashkëpunimit në Siri


Pamje nga një sulm ajror amerikan në territorin ku thuhet se janë të pozicionuar militantë e Shtetit Islamik

Pamje nga një sulm ajror amerikan në territorin ku thuhet se janë të pozicionuar militantë e Shtetit Islamik

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha sot se ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për përmirësim të koordinimit të operacioneve të tyre ushtarake në Siri.

Dje, Pentagoni e ka akuzuar ushtrinë e Rusisë se i ka marrë në shënjestër forcat opozitare siriane në pjesën jugore të Sirisë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se zyrtarët ushtarakë nga të dy vendet janë pajtuar për përmirësim të koordinimit në terren, gjatë një video konference.

Uashingtoni ende nuk i konfirmuar këto deklarata ruse.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha se hapësira e sulmuar më 16 qershor, ishte 300 kilometra larg nga lokacionet të cilat Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë që janë nën kontroll të forcave legjitime opozitare.

Ai ka insistuar se forca ajrore ruse paraprakisht e kishte njoftuar koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për caqet në tokë, që do t’i sulmonte.

Akuzat e djeshme të Pentagonit u bënë në kohën kur ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, e bëri një vizitë befasuese në Siri, për të diskutuar për bashkëpunimin ushtarak “në luftën kundër organizatave terroriste në tokën e Sirisë”.

XS
SM
MD
LG