Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Nga përmbysja e anijeve – 14 vetë të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët rusë thonë se 14 vetë kanë humbur jetën, pasi anijet me të cilat ata lundronin në një liqe në pjesën veriore të veriore të Rusisë, janë përmbysur.

Komiteti Investigativ i Rusisë tha se 13 trupa të pajetë të fëmijëve të moshës ndërmjet 12 dhe 15 vjeç janë gjetur sot nga ekipet e shpëtimit. Është gjetur edhe trupi i pajetë i një instruktori.

Incidenti ka ndodhur gjatë natës në liqenin Karelia, që është rajon verior në kufi me Finlandën.

Zyrtarja e situatave emergjente, Yekaterina Biktimirova, tha se gjithsej 49 vetë merrnin pjesë në këtë lundrim. Pastaj, ata ishin përfshirë nga një stuhi gjatë natës.

Mediat ruse kanë raportuar se dy prej anijeve janë përmbysur.

Agjencia Interfax ka raportuar se një prej instruktorëve është arrestuar nga policia për tu marrë në pyetje lidhur me këtë incident tragjik.

XS
SM
MD
LG