Ndërlidhjet

Presidenti Xi: Serbia - rol të rëndësishëm në planet tregtare kineze


Xi Jinping (në mes) gjat vizitës së sotme në Smederevë i shoqëruar nga zyrtarët më të lartë të Serbisë
Xi Jinping (në mes) gjat vizitës së sotme në Smederevë i shoqëruar nga zyrtarët më të lartë të Serbisë

Serbia mund të luaj rol të rëndësishëm në planin ambicioz të Kinës për një “Rrugë të Mëndafshit” të re, për ta rritur tregtinë me Evropën, Azinë dhe Afrikën, tha sot presidenti, Xi Jinping, i cili ka qëndruar për vizitë tri ditëshe në Serbi.

Xi tha se Kina është e përgatitur për bashkëpunim më intensiv me Serbinë. Ai sot, në fund të vizitës së tij, e ka vizituar Hekuranën në Smederevë, dhe është pritur me brohoritje dhe valvitje të flamujve nga punëtorët në këtë kombinat, që aktualisht është blerë nga një gjigant kinez metalurgjik.

Kina ka investuar më tepër se një miliard dollarë në Serbi prej vitit 2009, dhe është e interesuar në energji, infrastrukturë dhe projekte të tjera.

Nga Serbia, Xi Jinping e viziton Poloninë dhe Uzbekistanin.

XS
SM
MD
LG