Ndërlidhjet

Trump i dha mbështetje “profilizimit” të myslimanëve


Donald Trump gjatë një fjalimi në fillim të kësaj jave në një fushatë zgjedhore

Kandidati i supozuar republikan për nominim presidencial amerikan, Donald Trump, thotë se Shtetete Bashkuara duhet ta shqyrtojnë “seriozisht” profilizimin e myslimanëve si mjet në kuadër të luftës kundër terrorit.

Duke folur sot në emisionin televiziv, Face The Nation, zoti Trump ka argumentuar se vendet e tjera, si Franca, tashmë e përdorin profilizimin si mjet të agjencive për zbatimin e ligjit dhe “kjo nuk është gjëja më e keqe që të bëhet”.

Profilizimi është praktikë qeveritare e shënjestrimit të njerëzve për hetime bazuar në faktorët siç janë, raca e tyre, religjioni dhe kombësia.

Në Shtetet e Bashkuara, mbrojtësit e lirive civile këtë praktikë e kanë quajtur diskriminuese.

“E urrej konceptin e profilimit, por ne duhet të fillojmë ta përdorim mendimin praktik”, tha Trump.

Ky propozim është i fundit në vargun e deklaratave të zotit Trump, që kanë hasur në kritika të gjëra, për shkak të jokushtetutshmërisë potenciale, por edhe për shkak të potencialit për izolimin e një numri të madh të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale në nëntor të këtij viti.

XS
SM
MD
LG