Ndërlidhjet

Iran: Ndalohen disa sulme me bomba


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Iran kanë ndaluar disa përpjekje për të kryer sulme me bomba në kryeqytetin e vendit, Teheran dhe disa qytete të tjera të mëdha.

Reuters raporton se ministria e inteligjencës thotë se ka penguar komplotet e militantëve sunit kundër republikës islamike shiite.

“Sipas një komploti kriminal të grupeve anti-islamike ishin planifikuar disa sulme me bomba në disa zona të vendit gjatë ditëve në vijim...terroristët janë arrestuar dhe disa bomba dhe sasi shumë e madhe e eksplozivit janë konfiskuar”, ka thënë ministria përmes një komunikate që është cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

XS
SM
MD
LG