Ndërlidhjet

Pakistan: Merren në pyetje talibanët e dorëzuar


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit kanë thënë sot se kanë marrë në pyetje gjashtë komandantë të talibanëve pasi janë dorëzuar në rajonin fisnor Kurram, në veriperëndim të Pakistanit, raporton Reuters.

Autoritetet kanë thënë sot se gjashtë komandantët e talibanëve janë duke u marrë në pyetje në një ndertesë ushtarake, në afërsi të rajonit fisnor të Vaziristanit Jugor.

Rajoni Kurram gjendet në kufi me krahinat afgane, Nangarhar, Paktia dhe Kost, zona këto të karakterizuara nga dhuna.

XS
SM
MD
LG