Ndërlidhjet

Haberturk: Sulmet turke vranë 23 militantë të IS-it


ilustrim
ilustrim

Të shtëna artilerike nga Turqia dhe sulmet ajrore të koalicionit kanë vrarë 23 pjesëtarë të grupit militant, Shteti Islamik në Sirinë veriore, raporton sot televizioni Haberturk.

Ky medium thotë se në tërësi 33 sulme kanë pasur cak militantët të cilët dyshohet se ishin duke përgatirur një sulm në Turqi.

Raporti nuk ka treguar se kur janë kryer këto sulme.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të ka rritur numrin e sulmeve ajrore kundër pozivioneve të IS-it gjatë javëve të fundit në përgjigje të sulmeve me raketa të militantëve në qytetin kufitar, Kilis.

Për shkak të këtyre sulmeve në Kilis, më shumë se 20 persona janë vrarë ndërsa disa pjesë të qytetit janë shndërruar në gërmadha.

Turqia gjithashtu ka shtuar numrin e sulmeve hakmarrëse, por burime të sigurisë sipas Reuters kanë thënë se ushtarët e Turqisë që përdorin artileri të rëndë e kanë të vështirë të gjuajnë militantët, të cilët nganjëherë gjuajnë nga pjesa e pasme e automjeteve të tyre.

XS
SM
MD
LG