Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Kabul


Një grup i rojeve të sigurisë nga Nepali që punonin për Ambasadën Kanadeze në Kabul janë vrarë gjatë një sulmi vetvrasës në autobusin me të cilin udhëtonin. Ministria e Brendshme e Afganistanit ka thënë se 14 roje janë vrarë, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar gjatë sulmit që ndodhi mëngjesin e 20 qershorit. Grupi ka qenë duke u larguar nga hapësira ku punojnë, ndërsa sulmi ka ndodhur në autoudhën që të çon nga Kabuli për në Xhalalabad, kur sulmuesi vetvrasës iu është afruar në këmbë dhe e ka hedhur vetën në ajër.Talibanët e kanë marrë përsipër sulmin, duke shkruar në rrjetin social “Twitter” se sulmi kishe cak “rojet e pushtuesve të huaj”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG