Ndërlidhjet

Euro 2016: Pritje e gjatë për Shqipërinë për të parë se a garon mëtutje


Pamje nga ndeshja e mbrëmshme Shqipëri - Rumani 1:0
Pamje nga ndeshja e mbrëmshme Shqipëri - Rumani 1:0

Do të jenë tri ditë të gjata të pritjes për kombëtaren e Shqipërisë për të parë se a do të kualifikohet për shkallën e ardhshme të garave finale të Kampionatit Evropian të Futbollit në Francë.

Shqipëria i ka ruajtur shpresat pas fitores së mbrëmshme kundër Rumanisë me rezultat 1:0, në kuadër të Grupit A, dhe tash me tri pikë të fituara duhet të pritet deri të mërkurën, që eventualisht të jetë ndër katër skuadrat që klafisikohen nga pozita e tretë në grupet përkatëse, të kualifikohen për garat e mëtejshme, ku marrin pjesë 16 kombëtare, raporton AP nga Lioni.

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Giovanni de Biasi, thotë se ekipi do t’i vazhdoj përgatitjet.

“Nëse ne mbesin në gara ne do të jemi problem për ekipet e tjera, për ekipet e rëndësishme, pasi ne mbrëmë fituam më tepër besim, pasi na janë dashur dy lojët e para që të sistemohemi”, tha Biasi.

XS
SM
MD
LG